Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë thirrjen e Rusisë për largimin e kryendërmjetësit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak përsëriti mbështetjen amerikane për Ahtisarin dhe tha se po nxisin miratimin e shpejtë të rezolutës, pavarësisht kundërshtimit të Serbisë.
"Mendojmë se zoti Ahtisari po bën një punë shumë të mirë në një çështje tepër të vështirë. Është koha që të kemi ndonjë zgjidhje të mundshme për çështjen e Kosovës", tha McCormak.
XS
SM
MD
LG