Ndërlidhjet

PARIS


I dërguari i KB për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari, në raportin e tij konfidencial ka propozuar pavarësi për Kosovën, njofton gazeta Le Monde, duke bërë publike pjesë nga raporti.
"Pavarësia nën mbikqyrjen ndërkombëtare është opcioni i vetëm i zbatueshëm" për Kosovën, i ka thënë Ahtisaari sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon.
Sipas Le Monde, Ahtisaari ka shkruar se "mbajtja e administratës ndërkombetare nuk është e përshtatshme" për Kosovën, por edhe "ri-integrimi në Serbi nuk është opcion.
"Ka ardhur koha të përcaktohet statusi i Kosovës", ka thënë Ahtisaari. "Pavarësia ofron garancat e vetme kunder rrezikut" të jostabilitetit, ka thënë ai. "Ajo gjithashtu është shansi i vetëm për një partneritet të qëndrueshëm me Serbinë", ka thënë ai.
Le Monde shkruan se sipas planit te Ahtiaarit, Kosova do të ketë kushtetutën e saj, por "për fazën fillestare do të jetë nën mbikqyrjen e "personelit civil të emëruar nga Bashkimi Evropian."
XS
SM
MD
LG