Ndërlidhjet

PARIS


I dërguari i KB për statusin e Kosovës Martti Ahtisari, në raportin e tij konfidencial ka propozuar pavarësi për Kosovën, njofton gazeta Le Monde, duke bërë publike pjesë nga raporti.
"Pavarësia nën mbikëqyrjen ndërkombëtare është opcioni i vetëm i zbatueshëm" për Kosovën, i ka thënë Ahtisari Sekretarit të Përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon. Sipas gazetës, Ahtisari ka shkruar se "mbajtja e administratës ndërkombëtare nuk është e përshtatshme" për Kosovën, por edhe "ri-integrimi në Serbi nuk është opcion".
"Ka ardhur koha të përcaktohet statusi i Kosovës", ka thënë Ahtisari. Sipas tij, "Pavarësia ofron garancat e vetme kundër rrezikut të jostabilitetit. Ajo gjithashtu është shansi i vetëm për një partneritet të qëndrueshëm me Serbinë".
Le Monde shkruan se sipas planit të Ahtisarit, Kosova do të ketë kushtetutën e saj, por "për fazën fillestare do të jetë nën mbikëqyrjen e "personelit civil të emëruar nga Bashkimi Evropian."
XS
SM
MD
LG