Ndërlidhjet

LONDËR


Ministria e Jashtme britanike nuk pranoi të komentojë rreth raporteve sipas të cilave kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisari propozon pavarësi për Kosovën.
"Nuk do të komentojmë para 26 marsit, kur raporti të paraqitet në KB, por ne mbështesim plotësisht Ahtisarin dhe projekt propozimin e tij. Presim që propozimi final të marrë parasysh konsultimet e fundit në Vjenë dhe besojmë se ai ka garanci të gjera për serbët e Kosovës dhe për shqiptarët" tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme për agjencinë e lajmeve AFP.
XS
SM
MD
LG