Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të KB Ban Ki Moon për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
"Sejdiu kërkoi përshpejtimin e këtij procesi në KS" njoftoi përmes një komunikate kabineti i Sejdiut. Sipas presidentit, Kosova është e pjekur për zgjidhjen e statusit dhe krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran.
Në komunikatë thuhet se Ban Ki Moon vlerësoi lartë bashkëpunimin e ekipit negociator të Kosovës me kryenegociatorin Martti Ahtisari dhe tha se "është i interesuar që çështja e Kosovës të procedohet sa më shpejtë në Këshillin e Sigurimit të KB".
XS
SM
MD
LG