Ndërlidhjet

NJU JORK


Zëvendësambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Alehandro Ulf ka shprehur mbështetjen për raportimin e shefit të UNMIK-ut Joakim Ryker në KS. Ulf kundërshtoi qëndrimin e ambasadorit rus Vitali Çurkin.
"Dëgjuam të njëjtin raport, por kemi nxjerrë përfundime të ndryshme. Zoti Ryker bëri një paraqitje të baraspeshuar e objektive. Ai foli për decentralizimin, të drejtat e pakicave dhe shkallën e dhunës. Të gjitha këto çështje janë të rëndësishme dhe brenda mandatit të zotit Ryker. Ne jemi shumë të kënaqur me raportin dhe e shprehëm qëndrimin tonë", tha Alehandro Ulf pas debateve në Këshillin e Sigurimit të KB për Kosovën.
XS
SM
MD
LG