Ndërlidhjet

BAGDAD


Në 4 vjetorin e fillimit të invazionit në Irak u ekzekutua me varje ish zëvendëspresidenti irakian, Taha Jasin Ramadan. Ai ishte shpallur fajtor për vrasjen e 148 shiitëve në vitin 1982. Në gjyqin kundër Saddam Hussein-it dhe bashkëpunëtorëve të tij, Ramadan fillimisht ishte dënuar me burg të përjetshëm.
Menjëherë pas varjes së tij 6 persona u vranë nga sulmet e kryengritësve.
Nga zhvillimet tjera në Irak: forcat britanike i dorëzuan kontrollin e një prej bazave kryesore në Basra, forcave irakiane.
Kjo është pjesë e planit për zvogëlimin e forcave britanike gjatë këtyre muajve.
XS
SM
MD
LG