Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice tha se Uashingtoni do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e jetës së palestinezëve. "Do të vazhdojmë të shtyjmë përpara çështjet në mënyrë që palestinezët të shohin rrugën e tyre për shtetin palestinez" tha Rice, pas takimit të mbrëmshëm me treshen evropiane.
"Do të vazhdojmë të ndihmojmë palestinezët dhe do të bashkëpunojmë me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas. Në fund të javës do të shkojë në rajon" tha Rice.
Krijimi i qeverisë palestineze të unitetit ishte njëra nga temat në takimin e saj me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana, me Ministrin e Jashtëm gjerman Frank Ualter Steinmeier dhe me Komisioneren për Raporte me Jashtë Benita Ferrero Ualdner.
XS
SM
MD
LG