Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ka arritur në 106 numri i viktimave nga shpërthimi i djeshëm në një minierë qymyri në Siberi. Një minator sot u gjet i gjallë, por Ministri për Situata Emergjente Sergei Shoigu tha se ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte shumë të vështira.
"I jemi ofruar pjesës më të goditur të minierës, por ka probleme. Sistemi i brendshëm i komunikimit është shkatërruar" tha Shoigu.
Në një tjetër incident, së paku 63 persona vdiqën nga zjarri në një shtëpi të moshuarish në Rusi.
XS
SM
MD
LG