Ndërlidhjet

MOSKË


Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vitalij Çurkin demantoi sot deklaratat sipas të cilave ai në mënyrë demonstrative ka braktisur takimin e Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën, në shenjë pakënaqësie me raportin e shefit të UNMIK-ut Joakim Ryker.
"Largimi nga takimi është armë diplomatike, por ne jemi përkrahës të pjesëmarrjes në diskutime. Nëse dikush pret që ne të largohemi nga diskutimet për Kosovën, pritjet nuk do t'i realizohen" tha Çurkin për televizionin shtetëror rus. Ai tha se i ka dëgjuar deri në fund qëndrimet e kolegëve të tij dhe pastaj është larguar, ndërsa në takim ka qëndruar zëvendësi i tij.
Sipas tij, Rusia është kundër miratimit të "shpejtuar" të rezolutës për Kosovën dhe është për "shqyrtim" të mëtejmë të problemit.
XS
SM
MD
LG