Ndërlidhjet

NJU JORK


"Kosova do të bëhet e pavarur dhe kjo është e pashmangshme, por, rusët po i inkurajojnë idhtarët e vijës së fortë në Beograd, që ta kundërshtojnë planin e Martti Ahtisaarit", tha për Radion "Evropa e Lirë", ish ambasadori amerikan në OKB, Richard Holbrooke.
Ai tha se nëse plani i Ahtisaarit nuk miratohet në Këshillin e Sigurimit të KB, gjatë muajit të ardhshëm, në Kosovë do të ketë dhunë dhe ajo do të jetë pasojë e veprimeve ruse dhe ata do të jenë përgjegjës nëse kjo ndodh. Më tutje, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Richard Holbrooke është shprehur se shpreson që Rusia nuk do ta përdorë veton, sepse, sipas tij, opsioni më i mirë për Rusinë është insistimi për të drejtat e pakicës serbe në Kosovën e pavarur.
XS
SM
MD
LG