Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov paralajmëroi sot se Moska do të kundërshtojë planin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, nëse dokumenti do të injorojë interesat e Serbisë.
"Nuk do të qëndrojmë larg kësaj. Është çështje e parimeve" tha Lavrov në fjalimin e tij në Dhomën e Ultë të parlamentit rus. "Kur flasim rreth votimit në KS të KB, nuk duhet ta shohim këtë si diçka të paravendosur" tha Lavrov duke shtuar se "nëse ka përpjekje për të detyruar serbët për diçka që është e papranueshme për ta, ajo do të jetë e papranueshme edhe për Moskën".
"Pavarësisht se perëndimi pretendon se çështja e Kosovës është unike, ajo do të krijojë precedent" tha Lavrov.
"Nuk po i fërkojmë duart në pritje që Kosova të ndahet nga Serbia, në mënyrë që ne të veprojmë njëjtë në rajone të tjera si ato në Gjeorgji. Ne synojmë që të zhvillojmë raporte gjithëpërfshirëse me ato republika" tha Lavrov.
XS
SM
MD
LG