Ndërlidhjet

VJENË


"Procesi i bisedimeve në Vjenë tregoi se më e qëlluar do të ishte që shtetësia e Kosovës të ishte pranuar që në vitin 1999, sepse përveç tjerash, kjo do të kishte hapur perspektivat zhvillimore në rajon" tha sot i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës Stephan Lehne. Në një konferencë ndërkombëtare për Kosovës në Vjenë, ai e quajti procesin e bisedimeve si një "garë të hapur për përmbylljen e definimit të statusit të Kosovës, përball rrezikut për eskalimin e dhunës në Kosovë dhe në rajon".
Në konferencë mori pjesë edhe lideri i partisë reformiste Ora njëherit anëtar i ekipit negociator të Kosovës Veton Surroi.
"10 marsi 2007, paraqet jo vetëm fundin e bisedimeve në Vjenë, por edhe përfundimin e procesit të dezintegrimit të Jugosllavisë" tha Surroi.
XS
SM
MD
LG