Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice nxiti Kongresin që të mbështes financimin e forcave palestineze të sigurisë, të cilat janë besnike ndaj presidentit Mahmoud Abbas. Ajo i tha komitetit të Kongresit se do t'u dorëzojë ligjëvënësve planin e ri për shpenzimet, me masat që sigurojnë se fondet nuk do të shkojnë tek lëvizja Hamas.
Rice do të vizitojë Lindjen e Mesme për të tretën herë që nga fillimi i vitit, të premten ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas si dhe me kryeministrin e Izraelit Ehud Olmert.
XS
SM
MD
LG