Ndërlidhjet

logo-print

PËRTEJ RUSISË


Janusz BUGAJSKI / “The Wall Street Journal”

Zhvillimet e fundit rreth furnizimit me energji dhe të ardhmes së Kosovës janë shenja që tregojnë se sa e bindur është Rusia në përpjekjet për ta dominuar agjendën evropiane. Sstrategjia e Moskës përballë Bashkimit Evropian përbëhet nga tri elemente kryesore: të pengojë konsensusin evropian, të përfitojë ndikim mbi vendet anëtare kyçe dhe të parandalojë çfarëdo zgjerimi të mëtutjeshëm të NATO-s dhe Bashkimit Evopian. Në fakt, Moska përfiton në masë të madhe nga mungesa e një qasjeje të artikuluar të Bashkimit Evropian përballë Rusisë. Për Parisin, Berlinin dhe Romën, pragmatizmi komercial tejkalon kalkulimet gjeostrategjike dhe në këtë mënyrë zvogëlon efektivitetin e çfarëdo qasjeje të përbashkët të Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, varshmëria gjithnjë e në rritje në Evropë nga energjia e Rusisë zhvlerëson çdo formë të qëndrimeve unike përballë politikave aktuale të Moskës.
Në Ballkan, Kremlini është duke zgjeruar kontrollin nëpërmjet infastrukturave energjetike të Bullgarisë dhe Greqisë, duke vendosur kësisoji edhe një rrjet tjetër për ta vënë Bashkimin Evropian në kurth. Në këtë kuadër, edhe vendimi për statusin e Kosovës ofron një mundësi shtesë për Moskën që të sforcojë ndarjet në Bashkimin Evropian dhe përtej Atlantikut. Derisa Washingtoni dhe disa kryeqendra evropiane kanë shprehur gatishmërinë për të zgjidhur status quonë e paqëndrueshme në Kosovë, zyrtarët rusë janë në favor të sabotimit të zgjidhjes më racionale për këtë problem. Taktika e Rusisë për Kosovën ka dy synime. Fillimisht, ajo i mundëson Kremlinit që të paraqitet si lojtar kyç në këtë problem evropian, edhe pse realisht ka kontribuuar shumë pak në sigurinë rajonale, reformat politike dhe rritjen ekonomike në Kosovë. Dhe synimi i dytë ka të bëjë me përfitimet e Moskës nga mospajtimet ndërkombëtare rreth Kosovës, ndërkohë që si e tillë kjo çështje pengon arritjen e një konsensusi peerëndimor për kufizimin e ambicieve të Rusisë në Detin e Zi, Kavkaz dhe rajonet kaspike. Pasi të ketë përfituar maksimumin e avantazheve duke e shtyrë votimin në Këshillin e Sigurimit për statusin e Kosovës, njohja eventuale e pavarësisë së Kosovës nga Rusia do të shërbejë për një synim tjetër strategjik. Një mundësi e këtillë do të sforcojë dorën e Moskës në Moldavi, Gjorgji dhe Ukrainë, duke i shfrytëzuar rajonet e krizave në këto vende dhe duke i lënë jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në përpjekje për të penguar lindjen e një Evrope më të madhe dhe një komuniteti më të gjerë trans-atlantik, Moska për synim të shfrytëzojë alternativën “Euro-Aziatike” për rendin e ri demokratik dhe sigurinë trans-atlantike.


XS
SM
MD
LG