Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka deklaruar se "lëvizja kah përcaktimi i statusit të Kosovës është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare". Mëtutje, në intervistën për gazetën moskovite, "Vreme Novosti" zoti Ki-moon tha se propozimi i të dërguarit të OKB-së Martti Ahtrisaari "së shpejti do ti paraqitet Këshilit të Sigurimit. "Për bashkësinë ndërkombëtare është shumë e rëndësishme që të mos ndalet puna në këtë çështje dhe të mos ngadalësohet ritmi", tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, pas tetë vitesh të administrimit të Kombeve të Bashkuara, për Kosovën dhe banorët e saj është "e domosdoshme qartësia lidhur me të ardhmen e tyre".
XS
SM
MD
LG