Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm Philippe Douste Blazy tha sot në Prishtinë se Franca e përkrah pakon e kryenegociatorit Marti Ahtisaari për statusin e Kosovës dhe vlerëson se propozimi i tij është zgjidhja më e mirë.
"Është një zgjidhje e balancuar që lidh aspiratat e shumicës me garanci serioze për serbët dhe komunitetet tjera" tha Douste Blazy.
Sipas tij, Kosova është rast unik dhe vendet tjera nuk duhet të frikësohen se ajo paraqet precedent. Ai nuk mbështeti kërkesën e Rusisë për bisedime shtesë, pasi siç tha, palët kanë pasur mjaftë kohë për të paraqitur propozimet e tyre gjatë negociatave një vjeçare.
Douste Blazy u takua me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, me liderët vendorë dhe me përfaqësues të serbëve.
XS
SM
MD
LG