Ndërlidhjet

NJU JORK


Plani i Kombeve të Bashkuara do t'i garantojë Kosovës shtetësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht, do ta përcaktojë afatin për zgjedhje të shpejta dhe do ta përfundojë administrimin e Kombeve të Bashkuara, brenda afatit 120 ditësh të tranzicionit. Kështu raportoi agjencia Associated Press, e cila tha se e kishte siguruar raportin përmbledhës.
Sipas agjencisë, plani i përpiluar nga ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari qartë e çon Kosovën në rrugën e pavarësisë, edhe pse kjo fjalë nuk përmendet në përmbledhjen ekzekutive.
Në "Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës", shkruan se "Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike, që e qeveris vetveten në mënyrë demokratike dhe me respektimin e plotë të sundimit të ligjit, për nivelin më të lartë të njohur ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale, që promovon ekzistencë paqësore dhe prosperuese për të gjithë banorët e saj", njoftoi AP.
XS
SM
MD
LG