Ndërlidhjet

BAGDAD


Një mortajë shpërtheu në Zonën e Gjelbërt në Bagdad, në afërsi të ndërtesës ku po mbante konferencën për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i KB Ban Ki – moon. Ndërtesa u lëkund nga shpërthimi, por ai dhe kryeministri i Irakut Nuri al Maliki, nuk u lënduan.
Pas një pauze të shkurtër të dy vazhduan të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve.
Ban Ki – moon udhëtoi sot në një vizitë të paparalajmëruar në Irak, të parën që nga marrja e postit të Sekretarit të Përgjithshëm të KB.
XS
SM
MD
LG