Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se "lëvizja kah përcaktimi i statusit të Kosovës është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare". Në intervistën për gazetën moskovite, "Vreme Novosti" ai tha se propozimi i të dërguarit të OKB-së Martti Ahtisaari "së shpejti" do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit.
"Për bashkësinë ndërkombëtare është shumë e rëndësishme që të mos ndalet puna në këtë çështje dhe të mos ngadalësohet ritmi", tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, pas tetë vitesh të administrimit nga Kombet e Bashkuara, për Kosovën dhe banorët e saj është "e domosdoshme qartësia për të ardhmen.
XS
SM
MD
LG