Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Kryetari i partisë reformiste Ora, njëherit anëtar i ekipit negociator të Kosovës Veton Surroi tha sot se Prishtina pret përkrahje eksplicite të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në miratimin e rezolutës për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këto deklarata ai i bëri në takimet që pati gjatë vizitës në Sllovaki me zyrtarë të lartë, përfshirë Ministrin e Jashtëm Jan Kubis.
"Pavarësia e Kosovës si akti i fundit i zhbërjes së ish Jugosllavisë, është hapi i parë i integrimit edhe i Kosovës edhe i Serbisë në Bashkimin Evropian" tha Surroi.
XS
SM
MD
LG