Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një shpërthim lëkundi një ndërtesë në Bagdad, në kohën kur aty ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki – moon. Ai dhe kryeministri irakian Nuri al Maliki po mbanin konferencë për shtyp në Zonën e Gjelbërt, që njihet për masat e rrepta të sigurisë. Të dy kaluan pa lëndime.
Ban Ki – moon tha se ka pasur "takim të mirë" me al Malikin dhe premtoi ndihmën e KB për qeverinë e tij.
"Aktivistët e Kombeve të Bashkuara kanë qenë disi të frenuar, për shkak të gjendjes në terren. Siç po shohim përmirësime të gjendjes, unë po shqyrtojë mundësinë e shtimit të pranisë së KB" tha Ban Ki – moon.
Vizita e sotme e paparalajmëruar në Bagdad, ishte e para që kur ai mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB.
XS
SM
MD
LG