Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian unanimisht miratuan marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, që i hap rrugën forcimit të konkurrencës në tregun e transportit ajëror trans-atlantik. Marrëveshja "qiejt e hapur" do t'i lejojë çdo aeroplani nga vendet e BE-së që të fluturojë në cilindo qytet të Shteteve të Bashkuara.
"Kjo është marrëveshje e mirë për udhëtarët, për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë trans-atlantike" tha Komisioneri i BE-së për transport Jacques Barrot.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG