Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Bazuar në një vlerësim të kujdesshëm të historisë së re të Kosovës, realitetit në Kosovën e sotme dhe duke marrë parasysh bisedimet me palët kam ardhur në përfundimin se opcioni i vetëm i qëndrueshëm për Kosovën është pavarësia, e cila do duhet të mbikqyret për një periudhë të parë nga bashkësia ndërkombëtare". Kështu shkruan kryendërmjetësi Marti Ahtisari në materialin prej tre faqesh që shoqëron propozimin që i është dorëzuar kreut të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.
"Riintegrimi i Kosovës në Serbi nuk është opcion i mundshëm dhe nuk mund të vazhdojmë me administrimin ndërkombëtar", shkruan Ahtisari në propozimin e tij, pjesë të të cilit i publikon agjencia e lajmeve AP.
XS
SM
MD
LG