Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


UNMIK-u njoftoi se 75 pjesëtarë të njësisë speciale nga Rumania janë larguar nga Kosova. Në mesin e tyre janë edhe 11 pjesëtarët e përfshirë në hetimet që po zhvillohen mbi ngjarjet e dhunshme të 10 shkurtit.
"Administrata ndërkombëtare shpreh keqardhjen që autoritetet rumune nuk janë pajtuar me kërkesën e selisë qëndrore të Kombeve të Bashkuara që 11 pjesëtarë të njësisë speciale të mbeten në Kosovë deri më 6 prill, për të vazhduar, bashkëpunimin me hetimet që janë duke u zhvilluar" thuhet në komunikatën e UNMIK-ut. Sipas saj, "UNMIK-u pret nga autoritetet rumune që t’u përmbahen detyrimeve dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë në tërësi me hetimet aktuale".
Ndërkohë, Rumania tha se largimi i policëve është pjesë e rrotacionit të filluar më herët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë Dan Crasas i tha radios "Evropa e Lirë" se autoritetet rumune do të vazhdojnë të bashkëpunojnë rreth hetimeve për ngjarjet e 10 shkurtit.
"Ky proces ishte inicuar pasi ka marrë miratimin e autoriteteve qëndore, në përputhje me procedurat e KB. Rumania i ka njoftuar strukturat ndërkombëtare rreth këtij procesi dhe ka nënvizuar se do të bashkëpunojë plotësisht rreth hetimeve për incidentet e 10 shkurtit" tha Crasas për radion "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG