Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi sot për caktimin e fundit të gushtit 2008, si afat përfundimtar për tërheqjen e të gjitha forcave luftarake nga Iraku. Demokratët, që kanë shumicën, arritën që caktimi i afatit, të votohet bashkëngjitur me ligjin që autorizon më shumë se 124 miliardë dollarë fonde për luftërat në Irak dhe Afganistan.
Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi tha se amerikanët dëshirojnë një drejtim të ri në Irak dhe nuk përkrahin një luftë pa fund.
Presidenti amerikan George Bush tha se do të vendos veto në këtë ligj, nëse arrin në tavolinën e tij.
XS
SM
MD
LG