Ndërlidhjet

BERLIN


Liderët e Bashkimit Evropian sot kanë miratuar Deklaratën e 50-të vjetorit të të arriturave të këtij blloku me 27 anëtarë dhe sfidat me të cilat ai ballafaqohet. Bashkimi Evropian u themelua me marrëveshjen e Romës të nënshkruar më 25 Mars të vitit 1957. "Deklarata e Berlinit" përcakton që deri në vitin 2009 të përgatitet marrëveshja e re kushtetuese, me të cilën do të zëvendësohej teksti i kushtetutës, që nuk u miratua para dy vitesh. Në fjalimin e saj, para miratimit të Deklaratës, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha, pos tjerash, se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë balancin në lidhjet e saj me Uashingtonin dhe Moskën dhe se, si njëri, ashtu edhe tjetri janë të rëndësishëm.
XS
SM
MD
LG