Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian do të synoj që ta ripërtijë dialogun me Iranin, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht miraoi Rezolutën, që parasheh sanksione të zgjeruara kundër Iranit, për shkak se ky vend nuk e ndali procesin e pasurimit të uraniumit. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha se ai planifikon që më vonë gjatë ditës të takohet me zyrtarin e lartë iranian, Ali Larijani për mundësinë e vazhdimit të negociatave, që kishin dështuar pasi Teherani refuzoi ta suspendoj programin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG