Ndërlidhjet

RAMALLAH


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha sot se ende nuk është koha për takime me zyrtarë të Hamasit në qeverinë e re palestineze. Por ai tha se pajtohet me vizionin e presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas për një marrëveshje gjithpërfshirëse paqësore me Izraelin. Këto komente zoti Ban Ki-moon i bëri pas takimit me presidentin Abbas në Bregun Perëndimor. Njëherësh, kryeminsitri izraelit, Ehud Olmert tha se zoti Abbas nuk e ka mbajtur premtimin për lirimin e ushtarit të zënë izraelit para formimit të qeversië së Unitetit kombëtar.
XS
SM
MD
LG