Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Plani i Ahtisarit thotë se duhet një pavarësi e mbikqyrur për Kosovën. Ne e mbështesim këtë", tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns për mediat në Bruksel.
Bërns përsëriti se propozimi në fjalë është "hap përpara drejt pavarësisë". Sipas Bërns pritet që të kemi një rezolutë kornizë mbi Kosovën në muajt prill ose maj.
Më tej ai shtoi se SHBA-të dhe BE-ja do të flasin me Rusinë dhe Kinën, që e kundërshtojnë pavarësinë, në mënyrë që të jenë në të njëjtën rrugë me këto vende. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Bërns tërhoqi vëmendjen se diskutimet rreth Kosovës duket se do jenë "të komplikuara".
XS
SM
MD
LG