Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana tha se 27 vendet anëtare mbështesin planin e Ahtisarit dhe janë të gatshme të luajnë rol më aktiv në Kosovë, pas miratimit të rezolutës së re të KS-së.
Nga ana tjetër shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i deklaroi mediave se forca 16 mijë trupëshe do qëndrojë në Kosovë për të ofruar "siguri për të gjithë".
Solana dhe Scheffer këmbëngulën se pavarësia për Kosovën nuk krijon precedent për pjesë të tjera të botës që kanë konflikte territoriale.
"Kjo është zgjidhje unike për një rast unik", tha Solana.
XS
SM
MD
LG