Ndërlidhjet

LONDËR


Britania i bëri sërish thirrje Iranit që të lirojë shpejtë 15 ushtarët britanikë, të cilët i mbanë që të premten. Kryeministri Tony Blair paralajmëroi se përpjekjet për lirimin e tyre mund të hyjnë në një "fazë tjetër".
"Shpresoj të arrijmë të bindim qeverinë iraniane që të kuptojë se duhet t'i lirojë. Nëse jo, atëherë do të kalojmë në një fazë tjetër, por tani po provojmë të sigurohemi se iniciativat diplomatike bëjnë punë" tha Blair.
Më herët, zyrtarët iranianë thanë se ushtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë trajtim human.
XS
SM
MD
LG