Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati amerikan votoi për përfshirjen në ligjin për fondet ushtarake të afatit për tërheqjen e trupave nga Iraku. Debati për ligjin në tërësi do të vazhdojë edhe sot.
Pas këtij vendimi të Senatit, zëdhënësja e Shtëtpisë së Bardhë Dana Perino tha se presidenti George Bush është i zhgënjyer që Senati po vazhdon me një propozim që nuk ka "gjasa të bëhet ligj".
"Kjo dhe masa të tjera do të rrezikonin shumë lirinë dhe demokracinë në Irak. Nëse ky ligj i paraqitet presidentit ai do t'i vë veto" tha Perino.
Javën e kaluar Dhoma e Përfaqësuesve votoi versionin e propozimligjit, që përcakton fundin e gushtit 2008 si afat të fundit për tërheqjen e trupave nga Iraku.
XS
SM
MD
LG