Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush përsëriti sot se do të vë veto në çfarëdo vendimi të Kongresit që do të caktonte afatin për tërheqjen e trupave nga Iraku.
"Pasojat e imponimit të një date të tillë specifike dhe të rastësishme për tërheqje mund të jenë shkatërruese. Nëse projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve bëhet ligj armiqtë në Irak thjeshtë do të përcaktojnë kalendarët e tyre. Do të kalojnë muajt duke bërë plane se si të përdorin parajsën e sigurtë që do të kenë pasi të largohemi ne" tha Bush.
Në ligjin për shpenzimet ushtarake të Senatit parashihet që afati për tërheqje nga Iraku të jetë 31 marsi 2008, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar versionin sipas të cilit afati për largim duhet të jetë gushti i vitit 2008.
XS
SM
MD
LG