Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin diskutuan mbrëmë përmes telefonit për vazhdimin e dialogut rreth Iranit, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes raketore, për çështjen e statusit të Kosovës dhe për tema të tjera. Këtë për radion "Evropa e Lirë" e konfirmoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejt Starr. E pyetur se cili ka qenë qëndrimi i presidentit Bush për Kosovën, gjatë kësaj bisede, ajo tha se Uashingtoni mbështet plotësisht rekomandimet e përfshira në raportin e të dërguarit të posaçëm të OKB –së, Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës.
"Ne jemi plotësisht të përfshirë me partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit të KB për ta çuar këtë çështje përpara", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, pas bisedës telefonike Bush – Putin.
XS
SM
MD
LG