Ndërlidhjet

LONDËR


Britania i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t'i bëjë thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të 15 marinarëve britanikë.
Kryesuesi i këshillit, ambasadori jugafrikan Dumisani Kumalo tha se kërkesa do të diskutohet sot.
Zëdhënësi i kryeministrit Tony Blair tha se Britania nuk kërkon të konfrontohet me Teheranin, dhe tha se Blair shpreson për një përfundim të shpejtë të krizës.
Po sot, konsulli iranian në qytetin irakian Basra i ka akuzuar ushtarët britanikë se kanë rrethuar konsullatën dhe kanë hapur zjarr në ajër në shenjë provokimi.
Por ministria britanike e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat si "apsurde". Ajo tha se ushtarët britanikë kanë shkrepur pasi ndaj tyre ishte hapur zjarr në rrugën e njëjtë ku gjendet konsullata.
Incidenti ndodhi në kohën e marrëdhënieve të tensionuara midis dy vendeve pasi të premten e kaluar Irani arrestoi 15 pejsëtarë të marinës britanike.
XS
SM
MD
LG