Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Statusi i pazgjidhur i Kosovës është problem i madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për Beogradin dhe Shtetet e Bashkuara presin që çështja e statusit të zgjidhet këtë verë, deklaroi ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt.
"Rezoluta e KB është rruga e drejtë për të zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të mund të ecin përpara" tha Polt, për të shtuar se "nuk sheh arsye përse të mos miratohejë një rezolutë e tillë".
Duke komentuar paralajmërimet se Rusia mund të vë veto në KS, Polt tha se SHBA në mënyrë konstruktive kanë bashkëpunuar me Serbinë në Grupin e Kontaktit dhe jashtë tij.
XS
SM
MD
LG