Ndërlidhjet

logo-print

BREMEN


Agjencitë e lajmeve raportojnë se ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian nuk ia dolën të tregojnë unitet në mbështetjen për planin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Megjithatë, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se "e dijë se ka dallime ndërmjet vendeve anëtare" por, sipas tij "nuk do të konkludoj se mbështetja për planin e Ahtisaarit ka dështuar". Diplomatë kanë thënë se Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Greqia nuk ishin të gatshme ta miratojnë planin. "Stabiliteti dhe siguria në Kosovë janë vitale për sigurinë e Evropës", tha zoti Steinmeier në hapje të takimit dyditësh të ministrave të jashtëm në Bremen të Gjermanisë. Një diplomat i BE-së ka thënë se dallimet aktuale në BE nënkuptojnë se blloku "nuk do të jetë në gjenje të flasë me një zë në Këshillin e Sigurimit", që për Kosovën do të debatoj më 3 prill.
XS
SM
MD
LG