Ndërlidhjet

MOORE:"UASHINGTONI DHE LONDRA NUK DO TË LEJOJNË DËSHTIMIN E PLANIT TË AHTISAARIT"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov këtë javë ka thënë se plani i Marti Ahtisaarit do të dështoi dhe ka ftuar për vazhdim të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rreth statusit të Kosovës? A mendoni se është vlerësim realist ai që ka të bëjë me dështimin e planit të Ahtisarit?

PATRICK MOORE
Lavrovi synon të përfitoi në kohë, ashti siç dëshiron edhe Beogradi. Rusët kanë vështirësuar komunikimin me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe dhe ky është një metod nga koha e ish Bashkimit Sovjetik. Në rastin e Kosovës ata bëjnë një lojë që ka për qëllim përfundimtar zhagitjen e gjërave. Kosova është vetëm instrument përmes të cilit Rusia kërkon kompensim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa çështje tjera. Tash për tash nuk është e qartë se cilat janë ato çështje, por është e sigurtë se Kosova nuk është brenga kryesore e Rusisë. Sa i përket planit të Ahtisaarit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk do të lejojnë që ai të dështoi. Ato do të reagojnë me njohjen e shtetit të pavarur, madje edhe nëse Rusia synon të bllokojë një gjë të tillë, ndërsa Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të marrë vendim.

RADIO EVROPA E LIRË
Xhuliano Amato dhe Rihard Vajceker kanë thënë se bisedimeve duhet dhënë edhe një rast. A mendoni se vërtetë ka hapësirë për bisedime të mëtejme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

PATRICK MOORE
Këta janë dy politikanë të cilëve u ka kaluar koha. Nuk është hera e parë që Amato dhe Vajceker shkruajnë artikuj të përbashkët për çështjet e Ballkanit, por me këtë shkrim kanë treguar se nuk njohin shumë mirë rrethanat në këtë hapësirë. Këshilla e tyre mund edhe të jetë e vlerësuar në disa kultuara siç është ajo japoneze ku njeriu nuk mund të jetë i urtë nëse nuk ka sëpaku 70 vjet. Megjithate duhet thënë se fakti që dikush është i moshuar dhe ka qenë kryetar ose lider, nuk do të thotë se është edhe i urtë. Rrjedha biologjike sugjeron që njeriu në një moshë të caktuar duhet të tërhiqet nga të shkruarit dhe të heshtë. Ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thaqer, që në vitet e 80-ta dhe më vonë ishte një nga lideret më të urta, me këshillat e mjekëve ka hequr dorë krejtësisht nga të shkruarit dhe fjalimet politike. Disa duhet ta pyesin veten nëse me shkrimet e tyre janë duke i bërë botës dhe vetes shërbim të mirë.
Ndërkaq, sa i përket planit të Ahtisaarit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk do të lejojnë që ai të dështoi. Ato do të reagojnë me njohjen e shtetit të pavarur, madje edhe nëse Rusia synon të bllokojë një gjë të tillë, ndërsa Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të marrë vendim.

RADIO EVROPA E LIRË
Havier Solana ka sinjalizuar se "Bashkimi Evropian nuk ka të drejtë të dështoi në Kosovë...., sepse ky do të ishte një dështim i madh që do të kufizonet aftësitë e BE-së për aksione të të ardhmen". Por, në vitin 1991 evropianët kishin dështuar në ndaljen e shpërthimit të luftrave dhe mizorive në ish – Jugosllavi. A mendoni se tash në rastin e statusit të Kosovës, Bashkimi Evropian do të jetë i aftë për të ruajtur unitetin?

PATRICK MOORE
Më heret iu referova pikërisht Margatet Thaqerit e cila Bashkimin Evropian e kishte cilësuar projekt utopik dhe të rrezikshëm të shekullit XX, që do të dështoi si të gjitha utopitë tjera. Ajo kishte pohuar se një nga pikat e dobëta të Bashkimit Evropian është fakti se francezët dhe gjermanët që prijnë, presin nga BE-ja të bëhet një super shtet në të cilin të tjerët duhet të harrojnë interesat e tyre. Unë gjithashtu mendoj se Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje të tejkaloi ndasitë nacionale. Në rastin e Kosovës nuk do të më befasonte nëse në Bashkimin Evropian do të ketë përpjekje që çështja e statusit të zhagitet. Në këtë rast udhëheqjen duhet ta marrin Uashingtoni dhe Londra. Presë mbështetjen edhe të shumicës së vendeve myslimane. Disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjithashtu do të ndjekin këtë rrugë, por disa do të hezitojn. Në planin afatgjatë për Kosovën nuk është e ndonjë rëndësie të madhe nëse Sllovakia, Rumania dhe Greqia nuk do të jenë të lumtuara me zgjidhjen.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG