Ndërlidhjet

logo-print

BREMEN


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur unitet në mbështetje të propozimit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
Shefat e diplomacive të BE-së i kanë mbështetur "përpjekjet" e të dërguarit të posaçëm Ahtisaari, dhe kanë thënë se plani i tij duhet të jetë "bazë" për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të KB, me të cilën "do të merren parasysh interesat e Prishtinës dhe Beogradit".
Kjo thuhet në komunikatën e sotme të kryesisë gjermane të BE-së nga takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në komunikatë thuhet se qëndrimi i përbashkët i vendeve anëtare të BE-së në debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, do të bazohet në "mbështetjen e përpjekjeve të Ahtisaarit" që është konfirmuar në takimin e shefave të diplomacive në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG