Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


"Kosova do të jetë një temë e madhe gjatë prillit në Këshillin e Sigurimit", citon agjencia franceze e lajmeve burime diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Të njëjtat burime parashohin se debatet për Kosovën do zgjasin për disa javë.
Të martën pritet diskutimi i parë në Këshillin e Sigurimit rreth propozimit për statusin e Kosovës të kryendërmjetësit, Marti Ahtisari. Në këtë takim pritet që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të diskutojnë edhe propozimin rus për të dërguar një mision faktmbledhës në Beograd dhe Prishtinë.
Sipas burimeve diplomatike kjo ide mund të mirëpritet,vecanërisht nga vendet anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit, në mënyrë që të krijojnë një opinion të qartë për gjendjen në terren.
Në takim do marrë pjesë dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG