Ndërlidhjet

KAMP DAVID


"Ndalimi i 15 ushtarëve britanikë është "sjellje e pafalshme", tha presidenti amerikan Bush dhe i bëri thirrje Iranit për lirimin e trupave britanikë që i cilësoi si të marrë pengje.
"Iranianët duhet t'i kthejnë pengjet. Ata janë të pafajshëm, nuk bënë asgjë të gabuar. Kjo është sjellje e pafalshme", tha presidenti Bush duke folur nga Kamp David, pranë Uashingtonit.
Ai shtoi se mbështet përpjekjet e kryeministrit Blair për të gjetur zgjidhje paqësore të krizës.
Presidenti iranian nga ana e tij ka përsëritur se ushtarët britanikë ishin në ujërat territoriale të Iranit.
XS
SM
MD
LG