Ndërlidhjet

KIEV


Duket se nuk ka shenja se kriza politike në Ukrainë po shënon zbutje, pas demontratave masive rivale të djeshme në Kiev. Presidenti Viktor Yushchenko dje përsëriti kërcënimet e tij se do ta shpërndajë parlamentin, duke i akuzuar ligjëvënësit se nuk i kanë rerspektuar marrëveshjet e mëhershme dhe se kanë shkelur kushtetutën. Pas kësaj deklarate, dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qendër të Kievit për të kërkaur nga presidenti Yushchenko, që ta shpërndajë parlamentin. Një grup më i vogël i mbështetësve të kryeminsitrit, Viktor Yanukovych, mbajtën tubim të ndarë. Ata thanë se presidenti nuk ka arsye ta shpërndajë parlamentin.
XS
SM
MD
LG