Ndërlidhjet

PRISHTINË


Anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut të drejtuar nga kreu i NATO-s Haap de Hoop Scheffer, vizitojnë sot Kosovën, ku takohen me udhëheqësit vendorë e ndërkombëtarë. Këshilli i Atlantikut të Veriut është strukturë e lartë vendimmarrëse e NATO-s, që përfshin ambasadorët e 26 vendeve anëtare të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm.
Kjo vizitë vjen një ditë para diskutimit në Këshillin e Sigurimit të propozimit të kryendërmjetësit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG