Ndërlidhjet

BUJANOC


Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka deklaruar sot se shqiptarët nga Lugina e Preshevës, në rast të ndarjes së Kosovës, do të mund të kërkonin që të bashkoheshin me Kosovën. Zoti Halimi është deputeti i vetëm i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Bujanoc, Sali Salihu kërkoi sot që komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të fitojnë autonomi ose status special me zbatimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të Bashkimit Evropian. Në një njoftim, zoti Salihu kërkoi nga zyrtarët e Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që, në këtë fazë të definimit të statusit të Kosovës, "të sigurojnë mekanizëm juridik, i cili do të garantoj realizimin e të drejtave etnike të shqiptarëve, që jetojnë" në këto tri komuna. Zyrtari i qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq tha se kjo kërkesë është "jashtë çdo realiteti" dhe se është në kundërshtim me parimet e Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG