Ndërlidhjet

BEJRUT


Kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi u takua sot me liderë libanezë në Bejrut. Shtëpia e Bardhë ka kritikuar turneun e demokratëve në Lindjen e Mesme për shkak se parashihet edhe vizita në Siri, vend ky që nga Uashingtoni konsiderohet sponsor i terrorizmit. Zonja Pelosi në Bejrut ariti nga Izraeli ku u takua me kryeministrin Ehud Olmert dhe me familjet e dy ushtarëve izraelitë të zënë nga grupi libanez, Hizbollah, gjatë verës së kaluar.
XS
SM
MD
LG