Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i NATO-s, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer qëndroi sot për vizitë në Kosovë. Në delegacion ishin përfaqësuesit e Këshillit të NATO-s. Ky delegacion u takua me Ekipin negociator të Kosovës, me zyrtarët e lartë ndërkombëtar dhe me liderë të komunitetit serb në Kosovë. Zoti Scheffer, në konferencën për shtyp tha se ndarja e Kosovës nuk është opsion. Mëtutje, ai konfirmoi qëndrimin e NATO-s në mbështetje të pakos së Martti Ahtisaarit për Kosovën. Ai u shpreh se askush nuk mund të presë zgjidhje shumë të shpejtë për statusin e Kosovës, por nuk do të ketë as vonesa të pa arsyeshme. Ai tha se "NATO-ja dhe KFOR-i janë këtu në këtë periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën" dhe shtoi se "askush nuk duhet të mbjellë iluzione se dhuna mund të përdoret për të arritur te zgjidhja".
XS
SM
MD
LG