Ndërlidhjet

BERLIN


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried kërkoi sot nga qeveritë evropiane që më shpejtë të pajtohen për dhënien e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, sipas planit të Kombeve të Bashkuara, ose rrezikojnë që të shohin zhytjen e Kosovës në dhunë. "Status kvoja në Kosovë nuk është eqëndrueshme" u tha zoti Fried gazetarëve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin dhe shtoi se populli Kosovës "pas tetë vitesh të adiministratës së Kombeve të Bashkuara meriton më tepër qartësi për të ardhmen e vet dhe se shtyrja e mëtejme do ta destabilizoj situatën". Daniel Fried tha se Shtetet e Bashkuara janë për "pavarësi të mbikëqyrur" dhe shfaqi shperesën për konsensus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi sipas tij, "perspektiva e zgjidhjes së statusit final të Kosovës pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit është e zymtë". Ndihmës sekretari amerikan i shtetit u shpreh se në një ose në mënyrën tjetër status kvoja do të përfundoj "nëpërmjet të një procesi të kontrolluar dhe të organizuar, ose nëpërmjet të një procesi të pa kontrolluar dhe me më shumë dhunë".
XS
SM
MD
LG