Ndërlidhjet

TEHERAN


Mediat shtetërore në Iran kanë raportuar se 15 marinarët britanikë, që po mbahen nga autoritetet iraniane, kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në ujërat e Iranit. Më herët, televizioni iranian ka paraqitur katër nga 15 ushtarët britanikë duke thënë se ata kanë hyrë në ujërat iraniane pa leje, më 23 Mars kur edhe ishin zënë. Këto pamje televizive Britania i ka cilësuar si të "papranushme" dhe ka përsëritur qëndrimin e saj se personeli ishte zënë në ujërat e Irakut.
XS
SM
MD
LG