Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i KB sot do të debatojë rreth propozimit të të dërguarit të KB për Kosovën, Martti Ahtisaari.
Në Nju Jork gjenden edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica. Pritet që Koshtunica të përsërisë qëndrimin e Serbisë kundër planit të Ahtisaarit.
Remi Dourlot, zëdhënës i kryenegociatorit për statusin e Kosovës i tha radios "Evropa e Lirë" se ende nuk dihet formati i këtij takimi.
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried tha mbrëmë në Berlin se Shtetet e Bashkuara janë për "pavarësi të mbikqyrur" për Kosovën dhe shfaqi shpresën për konsensus në Këshillin e Sigurimit, pasi sipas tij, "perspektiva e zgjidhjes së statusit final të Kosovës pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit është e zymtë".
XS
SM
MD
LG